Prestiani ofendoi Viniciusin, shpërthen Mbape: Nuk kërkoi as falje, a e patë fytyrën e tij? Unë e quajta racist sepse ashtu është

Feb 18, 2026 | 9:52

Sulmuesi i Real Madridit, Kilië Mbape ka folur pas fitores së Real Madridit kundër Benfikës. Ai u ndal veçanërisht te situata e paprecedentë që Vinicius pati me argjentinasin Prestani, ku pretendoi se u ofendua me sharje raciste nga futbollisti i Benfikës.

mbape3

Çfarë mendoni ju?

“Duhet t’u japim shembull fëmijëve. Kjo është Liga e Kampioneve, gara që ëndërroja që në fëmijëri, ajo që shikoja me prindërit e mi kur isha fëmijë… dhe ka gjëra që nuk mund t’i pranojmë. Sepse bota po na shikon. Nuk duhet të përgjithësojmë, sepse ky është problem kur ndodhin gjëra të tilla. Kam miq dhe shokë skuadre portugezë dhe ata gjithmonë më kanë trajtuar shumë mirë, por kur dikush sillet kështu, duhet thënë. Pastaj, na fishkëllyen, gjë që është normale, sepse ata nuk e dinë çfarë ka ndodhur, nuk kam asgjë kundër tifozëve, klubit apo trajnerit të tij, një nga më të mirët në histori. Por diçka duhet bërë. Nuk mund ta pranojmë që një lojtar i tillë të luajë në Ligën e Kampioneve, ai nuk e meriton. Por do të shohim çfarë ndodh. Le ta lëmë UEFA-n të marrë vendimet e saj. Është një rast serioz.”

A ka kërkuar falje Prestiani?

“Jo! Por a ia patë fytyrën?! Mund t’i kuptoj njerëzit që ishin në stadium, prandaj jam i qetë këtu. Nuk jemi budallenj, po ju them. Nuk jam perfekt, ka gjëra që i bëj gabim, por nuk do ta lë këtë të kalojë. Nuk mund të jetë që këta lojtarë… dhe ky, për më tepër, duke qenë i ri… Si mundi ai të mendonte të thoshte diçka të tillë!”

Çfarë po mendonit?

“Menduam të largoheshim, prandaj u larguam. Pastaj ndodhën disa gjëra dhe u kthyem. Qëndruam të përqendruar në ndeshje dhe fituam, por ndeshja nuk është e rëndësishme sot, ka gjëra më të rëndësishme se futbolli sonte.”

Çfarë i thatë Viniciusit?

“Unë thashë: Çfarë doni të bëni? Ata e kishin pyetur, dhe unë i thashë: ‘Çfarëdo që të doni të bëni, do ta bëjmë si ekip.’ Sepse e thashë tashmë në konferencën për shtyp se nuk do ta lëmë kurrë vetëm.”

Si e përjetuat? Murinjo thotë se Vinicius provokoi…

“Janë dy gjëra shumë të ndryshme. Do të flas për atë që di, për atë që kam parë dhe dëgjuar. Nuk do të flas për atë që nuk kam parë, kështu jam. Por ajo që kam parë është shumë e qartë, lojtari me numër 25 i ka thënë Vinit pesë herë: ‘Je majmun’. Në fund, të gjithë do të japin mendimin e tyre. Mundohem të vij këtu dhe të jap një shpjegim, sepse nga vendi ku ishe, është e pamundur të dish gjëra. Dhe puna jonë është të ofrojmë sa më shumë informacion të jetë e mundur. Të gjithë duhet të jemi në të njëjtën faqe… nuk mund ta pranojmë këtë lloj sjelljeje. Është e mrekullueshme të luash në Ligën e Kampionëve, gara që i emocionon të gjithë. Por ky lloj imazhi është i tmerrshëm.”

E quajtët “racist”…

“Ia thashë, sepse kështu mendoj unë. Mendoj se ju keni kamerat më të mira të mundshme, asgjë nuk ndodh pa e parë njerëzit. Pra, analizoni fytyrën e tij, shikojeni fytyrën e tij, fytyra e tij nuk gënjen. Sepse ishte i zgjuar, mbuloi buzët me bluzën e tij që të mos shihnim çfarë tha. Por fytyra nuk gënjen. Shikoni fytyrën dhe qëndrimin e tij. Ai nuk meriton të luajë në garën më të mirë në Evropë.”

Si është Vinicius?

“E dini, po aq mirë sa unë, si është Vinicius. Jam i trishtuar, shumë i trishtuar. Sepse, edhe një herë, është kundër tij. Duket normale, por shpresoj që të gjithë ta kuptojnë se nuk është. Këto janë gjëra që nuk mund t’i pranojmë. Vinicius u përpoq të vazhdonte… por ishte e vështirë.”

Çfarë sanksioni duhet të marrë? Dhe… a pati ndonjë sherr në tunel?

“Nuk di për ndonjë sherr… Sa i përket një sanksioni… do të qëndroj në perspektivën time si lojtar. Ai u përpoq të jepte sa më shumë shpjegime të ishte e mundur, por kjo është puna e UEFA-s. Ata bëjnë shumë, bëjnë shumë. Por ky është një rast serioz dhe shpresoj që ata të mbrojnë garën më të mirë në futbollin botëror.”

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura