Pranga 6 personave, akuzohen për trafik femrash

Mar 14, 2011 | 11:36

FIER- Gjashtë persona janë vene ne pranga me akuzen e trafikut te femrave. Arrestimi i tyre u be ne kuader te operacionit koduar me emrin, “Kufiri i fundit” ne afersi te Kakavijes. Sipas policisë janë arrestuar Mikel Ferko 31 vjeç, banues ne fshatin Boçovë në Fier; Martin Osmeni 28 vjeç, banues në lagjen “1 Maj”- Fier, i dënuar më parë për arëmbajte pa leje; 41-vjeçarja me inicialetT.L banuese në Fier; Virjon Menaj 32 vjeç, banues në lagjen “1 Maj ” në Vlorë; Arben Veizaj 47 vjeç,banues ne lagjen “Kushtrimi” – Vlorë dhe A.L 17 vjeç, banues në Fier.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin rekrutonin femra për qëllim trafikimin e tyre në shtetin grek, dhe konkretisht me daten 13.01.2011, rreth orës 21.00, pasi kanë bërë dhe praktikën për kalimin e Pikës Kalimit Kufitar Kakavije, janë kapur në flagrancë në portën hyrëse për në shtetin Grek ku shtetasi Mikel Ferko po trafikonte shtetasen me inicilaet M.D 20 vjeç”- thone burimet policore.

Gjate kontrollit ne banesen e shtetases me iniciale T.L u gjet një 17-vjeçare me inicialet D.K dhe në banesën e shtetasit Martin Osmeni u gjet një vajzë 20-vjeçare me inicialet E.D.

© Panorama.al

Te lidhura