“Kam folur me Balotelin dhe ai e ka kuptuar që ka bërë një budallallëk. Më tha se ka nevojë për ndihmë dhe se shkatërron gjithnjë gjithçka”. Këto janë fjalët e Çezare Prandelit, lidhur me vendimin për mosgrumbullimin e Balotelit pas faullit të rëndë ndaj Popovit. Në prag të ndeshjes me Slloveninë la jashtë grumbullimit edhe De Rosin, pas bërrylit të këtij ndaj Srnasë: “Nuk duhet përjashtuar që djemtë mund të thirren për të luajtur në ndeshjen e së martës”, – u shpreh Prandeli.











