I ka çuditur të gjithë këngëtarja vlonjate Poni, ndërsa direkt pas lindjes së djalit të saj nuk e ka lënë mënjanë kalendarin e saj të koncerteve të planifikuara për këtë sezon. Kështu, pak ditë pas lindjes, ajo ka kënduar në një koncert në Vlorë, ku ka qenë e ftuar të këndojë këngë të repertorit të saj. Listës së këngëtareve që janë nëna këtë vit i është shtuar dhe Poni, e cila ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, që e ka quajtur Frenki. Para se të lindte, ajo kaloi disa muaj jashtë vendit, ndërsa u tha se u shkëput nga jeta artistike për ca kohë. Por, askush nuk e kishte imagjinuar rikthimin e saj të menjëhershëm. Enigmatik ka mbetur ndërkohë për mediat partneri i Ponit, që është babai i fëmijës, për arsyen se ajo ka preferuar ta ruajë jetën private larg gazetave. Thuhet se partneri i saj nuk është një person publik, por është një biznesmen, për të cilin nuk dihet nëse këngëtarja vlonjate do të flasë ndonjëherë hapur.











