VIDEO/ Policia tenton t’i ndalojë, protestuesit shtyhen me efektivët! Deputeti Boçi lëndohet nga spraji i hedhur

Feb 28, 2026 | 19:37

Momente tensioni janë shoqëruar gjatë protestës së sotme të opozitës, e cila, ndryshe nga herë të tjera, po zhvillohet si një marshim.

Siç shihet nga pamjet, policia ka bllokuar rrugën për të penguar protestuesit që të shkojnë drejt së Policisë së Shtetit, ndërsa protestuesit tentojn të shtyjnë për të vijuar përpara.

Ndërkohë, i lënduar ka mbetur edhe deputeti Luçiano Boçi për shkak të sprajit të hedhur nga policia.

© Panorama.al

Te lidhura