Polemikat në Itali për penalltinë në favor të pretendentëve, ish-sulmuesi: Hidhuni, VAR-i e jep penallti

Feb 9, 2026 | 16:20

Ka shkaktuar shumë polemika vendimi i së shtunës i Davide Masas në Xhenova-Napoli për të akorduar një penallti pothuajse në minutat e fundit në favor të të kaltërve. Një zgjedhje që ka zemëruar trajnerin kuqezi Daniele De Rosi, i cili deklaroi se duhet të përballet me një rregullore që mund të ndëshkojë edhe kontaktet minimale brenda zonës së rreptësisë.

Screenshot 2026-02-09 160751

Një koncept që ka ndarë opinionin edhe jashtë Italisë. Në emisionin e njohur amerikan CBS “Golazo”, ish-sulmuesi amerikan Mike Grela ka analizuar episodin, duke shpjeguar:

“Dikur e dije që nuk mund të hidhje veten, sepse nuk do të të jepnin penallti për disa kontakte të lehta. Tani vendosin lupën mbi çdo lloj kontakti. Kjo nuk është penallti. Mendimi i Vergaras ka qenë ai i çdo lojtari sot në botë. Me VAR-in, nëse ndjen çfarëdo lloj kontakti, duhet të rrëzohesh. Sepse nëse rrëzohesh, do të shkojnë te VAR-i, do ta shohin kontaktin dhe do të thonë: ‘Kjo është penallti’. Por në realitetin e jetës dhe të futbollit, kjo nuk është penallti”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura