POGRADEC- Pasi ka ‘shëtitur’ në një sërë qytetesh të vendit, Aleanca Kuq e Zi është ndalur sot në qytetin e Pogradecit. Në mbështetje të peticionit që kundërshton prerë regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike e fetare kanë dalë këtë paradite shumë qytetarë të qytetit të liqenit.
Sipas tyre nuk duhet të tolerohet një veprim i tillë, e për këtë duhet të sensibilizohet e të thonë fjalën e tyre të gjithë shqiptarët, pasi një regjistrimi mbi baza fetare e etnike, jo vetëm shkel Kushtetutën, por rriskon të gjithë shqiptarët. Ndërkohë, burime nga Aleanca bëjnë me dije se tashmë peticioni ka mundur të mbledhë mbi 15 mijë firma, por nuk do të ndalet me kaq.
“Synimi ynë është që në të të përfshijmë të gjithë shqiptarët”- thonë përfaqësues të saj, te bindur per te shkuar edhe ne te tjera qytete qe kane mbetur.











