Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka akuzuar mazhorancën për shkelje të demokracisë.
Ai u ndal te debati për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, për të cilin opozita ka tërhequr firmat për kandidatët, ndërkohë që mazhoranca kërkon që të kalojë sot në votim kandidatët me firmat e socialistëve.
“Ju i morët të gjitha, ju morët Komisionin e Integrimit, ju i morët të gjithë elementët politikë për të krijuar ekuilibra të pushteteve dhe Shqipëria ka nevojë për ekuilibra të pushteteve. Shkelët marrëveshjet në mënyrë të njëanshme.
Doni të merrni Avokatin e Popullit, merreni o zotërinj, nuk ka asgjë. Ja po e them unë ta dini që nuk ka asnjë vlerë se ju të gjitha institucionet i përdorni me arrogancë, arbitralitet për të shkelur demokracinë. Po bëni shkelje të demokracisë. Merreni avokatin e popullit ju qofshi”, u shpreh deputeti.
Tritan Shehu: Kjo që po ndodh në këtë parlament nuk ka ndodhur asnjëherë. Gjithmonë i është qëndruar besnik marrëveshjeve dhe i është lënë hapësirë opozitës.
Ju i morët të gjitha, ju morët Komisionin e Integrimit, ju i morët të gjithë elementët politikë për të krijuar ekuilibra të pushteteve dhe Shqipëria ka nevojë për ekuilibra të pushteteve. Shkelët marrëveshjet në mënyrë të njëanshme.
Doni të merrni Avokatin e Popullit, merreni o zotërinj, nuk ka asgjë. Ja po e them unë ta dini që nuk ka asnjë vlerë se ju të gjitha institucionet i përdorni me arrogancë, arbitralitet për të shkelur demokracinë. Po bëni shkelje të demokracisë. Merreni avokatin e popullit ju qofshi.
Kujtojmë se opozita deklaroi disa ditë më parëse do të tërhiqet nga procesi, duke akuzuar mazhorancën socialiste se po përpiqej të diktonte emrin që do të zgjidhej nga një listë me 6 emra të mbështetur me firmat e deputetëve të opozitës, duke mos pranuar tërheqjen e deputetëve nga këto firma.
Duke anashkaluar tërheqjen e grupit parlamentar të PD-së nga mbështetja e tyre për kandidatët, Komisioni i Ligjeve miratoi në mënyrë të njëanshme vetëm me votat e socialistëve një raport për seancën plenare ku përfshihen gjashtë kandidatët që kishin mbledhur këto firma.
Avokati I Popullit zgjidhet me 84 vota duke kërkuar një konsensus paraprak politik dhe sipas traditës së mëparshme parlamentare, ky pozicion propozohej nga opozita.
Edhe këtë radhë, Partia Socialiste kishte premtuar publikisht se do të ishte opozita ajo që do të propozonte kandidatët dhe ajo do të votonte njërin prej tyre, por PD tërhoqi mbështetjen me firma dhe kërkoi që procesi të kryhej me konsultim mes palëve deri në përzgjedhjen e emrit që do të bëhej avokat I ri dhe jo t’i lihej rastësisë së votimit në seancë.
Emrat që u miratuan në Komisonin e Ligjeve për t’u votuar në seancë plenare janë; Adriana Kalaja, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Skënder Haluci, Taratar Bazaj dhe Endri Shabani, të cilët kishin mbledhur më shumë se 28 firma deputetësh nga krahu i opozitës.
Por PD njoftoi të martën tërheqjen nga procesi i zgjedhjet së avokatit të ri duke e konsideruar si “farsë” dhe “intrigë”, ndërkohë që deputetët firmëtarë kanë depozituar zyrtarisht në Kuvend tërheqjen nga firmat mbështetëse.
“Ne paraqitëm disa kandidatura, ata shtuan edhe kandidaturat e tyre. Është Endri Shabani,” tha kryetari i PD-së, Sali Berisha, duke zbuluar dhe arsyen e këtij konflikti që duket se lidhet me emrin e kandidatit Shabani, ish kryetar i partisë “Thurje”, i cili edhe pse kishte firmat e PD-së konsiderohet si preferencë e mazhorancës për të marrë detyrën e Avokatit të Popullit.
Edhe pse gjatë më shumë se 3 viteve ka pasur dhjetra kandidatë që janë vetëofruar për këtë detyrë dhe procedura ligjore ka shkuar deri në seancë plenare, Kuvendi nuk ka mundur të zgjedhë një emër.
Në procesin e parë, mazhoranca rrëzoi me votë në seancë plenare kandidatët e opozitës, ndërsa në procesin e dytë kryetari i grupit socialist në atë kohë, Niko Peleshi, kërkoi shtyrjen e votimit deri në gjetjen e një konsensusi për emrin dhe asnjë prej kandidatëve të zyrtarizuar me mbështetjen e votave të deputetëve nuk u hodh në votim.
© Panorama.al












