“Po gjobisin makinat e protestuesve!”- Qytetari akuzon Policinë: Të dhunosh e arrestosh shqiptarët nuk është dinjitet! Rama e përbuz popullin

Jul 25, 2026 | 21:19

Një qytetar denoncoi Policinë e Shtetit nga sheshi para Kryeministrisë se jo vetëm i dhunon qytetarët pjesëmarrës, por edhe i gjobit makinat e tyre pse i bashkohen revoltës.

Ai deklaroi se policia po tregohet pa dinjitet, kurse kryeministri Rama përbuz popullin e tij.

“Ata policë halabakë dhunuan qytetarët gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, e kujt i interesonte ajo ndeshje atë ditë. Pavarësisht gjobave që i vendos të gjithë protestuesve që vijnë këtu nëpër makina, i them do i paguajë ai dhe ne do vijmë këtu, nuk do dorëzohemi. Ka shtet, ka rrogë por ka edhe dinjitet. Nuk mund t’i gjuash njerëzit, nuk mund t’i arrestosh njerëzit ashtu. Kam shumë rezervë, edhe për Ramën, ajo përbuzja e tij. Ai kryeministër pa pik turpi i përbuz njerëzit”, tha qytetari mes të tjerash, teksa shoqërohej edhe nga djali i tij.

protestuesi gjobat

Në fund ai u shpreh se edhe pse i lodhur, nuk dorëzohet që të vijë në shesh prej 56 ditësh dhe do të vijonte ta mbështeste lëvizjen.

“Na vënë gjoba qytetarëve që marrin pjesë në protestë”, përfundoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura