Plani urbanistik,Këshilli miraton nismën e Bashës

Nov 10, 2011 | 19:58

TIRANE- Këshilli Bashkiak ka miratuar me 29 vota pro dhe 24 kundër një nismë të kryetarit të Bashksië së Tiranës, për fillimin e procesit për hartimin e planit të përgjithshëm urbanistik të qytetit të  Tiranës.

Pavarësisht thirrjeve të kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha për këshilltarët e opozitës për të votuar nismën e tij, kreu i grupit të këshilltarëve të opozitës, Aldrin Dalipi argumentoi votën kundër.

Ai tha se ka një plan të mëparshëm të Tiranës , është i bërë nga një studio zvicerane dhe prej 2 vitesh ndodhet në zyrën e kryeministrit, Sali Berisha, dhe për të cilin janë hedhur 2 mln euro.

Dalipi shtoi se, do të ishte më mirë që të vinte ky plan dhe të përmirësohej, dhe jo te sillej një plan tërësisht i ri.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha tha se nuk ekziston asnjë plan urbanistik për Tiranën. Mungesa e planit, tha Basha, ka sjellë edhe situatat problematike në kryeqytet.

Basha ftoi këshilltarët e opozitës që së bashku të punojmë për të ardhmen me përkushtim dhe pa paragjykim.

© Panorama.al

Te lidhura