Plani i shpëtimit, Merkel paralajmëron Greqinë

Nov 2, 2011 | 17:35

Plani i eurozonës për të shpëtuar Greqinë nga falimentimi nuk është i rinegociueshëm.

Paralajmërimi ka ardhur nga Gjermania pak përpara se kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez Nikola Sarkozi të zhvillojnë një takim të jazhtëzakonshëm në Kanë të Francës me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu.

Kancelarja Angela Merkel tha se Gjermania do ta bëjë të qartë në bisedimet me kryeministrin grek se plani ishte i nevojshëm.

Papandreu ka njoftuar një referendum për planin e shpëtimit të eurozonës. Brenda natës, qeveria e Greqisë i dha mbështetje unanime.

© Panorama.al

Te lidhura