EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Kukës, plagoset një person! Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 vëllezërit

Dec 21, 2025 | 15:32

Dy pasona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Kukës.

policia vlore

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, në rrethana ende të paqarta, ku të plagosur kanë mbetur shtetasit me iniciale Amarildo Cena, 36 vjeç, dhe Sadik Kapica, 65 vjeç.

Mësohet se njëri prej tyre është goditur me qytën e automatikut, ndërsa tjetri është plagosur me armën e zjarri dhe është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit

Blutë bëjnë me dije se autorë janë dy vëllezërit me iniciale  F. I., 39 vjeç, dhe N. I., 38 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Kukës / Informacion paraprak

Plagosën me armë zjarri dy shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar (vëllezër).

Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tyre.

Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit F. I., 39 vjeç, dhe N. I., 38 vjeç, (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit.

© Panorama.al

Te lidhura