Pezullimi, Ibra humb derbin, dënohet 3 javë

Mar 15, 2011 | 11:57

I kushton shtrenjtë sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, ajo goditje në stomak në dëm të mbrojtësit të Barit, Marko Rosi. Sulmuesi suedez është skualifikuar nga gjykatësi sportiv për plot tri javë. Zlatan Ibrahimoviç, përveçse do mungojë në transfertën e së shtunës kundër Palermos, nuk do luajë edhe kundër Interit më 3 prill, gjithashtu edhe ndaj Fiorentinës. Sipas gjykatësit sportiv, Ibrahimoviç dënohet me tri jave skualifikim për sjelle të dhunshme në fushë dhe se ka goditur qëllimisht futbollistin kundërshtar, duke e detyruar atë të rrëzohet në tokë, por fatmirësisht pa i shkaktuar dëme. Ndërkohë, administratori i Milanit, Adriano Galiani, ka protestuar menjëherë kundër këtij vendimi. “Është absurde të dënosh Ibrahimoviç për atë faull. Kur gjyqtari e ka ndëshkuar që në fushë me karton të kuq. Ibra i ka kërkuar menjëherë falje Rosit, pa e parë fare arbitrin që po i afrohej t’i nxirrte kartonin e kuq. Ne do ankohemi kundër këtij vendimi të padrejtë të gjykatësit sportiv”, ka thënë Galiani.

© Panorama.al

Te lidhura