Pëson hemorragji cerebrale drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, dërgohet në QSUT

Jan 19, 2026 | 9:17

Ka pësuar hemorragji cerebrale drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani. Ai është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. (QSUT). 

QSUT-2

Llabani u komandua vetëm pak ditë më parë, më 15 janar, si drejtues i burgut të Durrësit pas shkarkimit dhe arrestimit të Indrit Cërrloj për shkak të arratisjes së Altin Ndocit.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ndodhet i pranishëm në QSUT.

© Panorama.al

Te lidhura