Peshkopi, vret me thikë bashkëshortin, arrestohet

Mar 10, 2011 | 10:28

PESHKOPI- Gruaja vret me thikë bashkëshortin. Krimi brenda familjes ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës në Peshkopi dhe ka për autore gruan e viktimes, Xhevrie Lahi.

Sipas të dhënave të para të policisë mësohet se gruaja ka qëlluar disa here me thikë burrin, Dilaver Lahi, 40-vjeç, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Policia e mberritur në vendin e ngjarjes ka shoqëruar gruan në komisariat, mbi të cilën tashmë rëndon akuza e vrasjes. Ndërkaq, kane nisur edhe hetimet per zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqet qe cuan ne krimin brenda familjes.

 

© Panorama.al

Te lidhura