Përshkallëzohet situata te Parlamenti, Policia hedh ujë dhe spraj lotsjellës ndaj protestuesve

Jul 23, 2026 | 9:40

Përshkallëzohet situata në protestën që po mbahet para Parlamentit. Policia ka hedhur ndaj protestuesve ujë me presion dhe spraj me piper.

 

Protestuesit tentuan që të kalojnë gardhin metalik të vendosur nga policia, ndërkohë që blutë i sulmuan me spraj me piper dhe me ujë.

Qytetarët protestojnë përpara Kuvendit, ndërsa deputetët i cilësojnë si përfaqësues të krimit dhe thonë se ata nuk i përfaqësojnë.

© Panorama.al

Te lidhura