Në shenjë revolte, për shkak se nuk u lejuan nga policia që të afrohen pranë Parlamentit, protestuesit bllokuan për pak momente kryqëzimin e Unazës te Rruga e Elbasanit.
Më herët, ata hoqën dy gardhe metalike të vendosura në anën e sipërme nga qendra, ndërsa një tjetër është vendosur te Kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.











