Përplasen dy makina në autostradën Thumanë-Kashar, humb jetën njëri nga shoferët

Feb 18, 2026 | 10:01

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Autostrada Thumanë-Kashar.

aksident

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20, kur dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i njërit prej mjeteve, 48 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit tjetër, një 22-vjeçar, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura