Përmet, Meta prezanton kandidatin: Zgjidhje për qytetarët

Mar 26, 2011 | 13:00

PËRMET- Përfaqësuesi i LSI-së, Kujtim Hoxha është kandidati për kryetar Bashkie në Përmet. Prezantimi është bërë sot gjatë një takimi të zhvilluar në Permet, në prani të kreut të LSI-së, Ilir Meta.

Gjatë fjalës së mbajtur për prezantimin e Hoxhës, Meta ka deklaruar se “Aleanca për qytetarin” do të triumfojë në këto zgjedhje. Sipas Metës, zgjedhjet e 8 majit janë zgjidhje për qytetarët.

“Sfida jonë është shërbim ndaj qytetarit. Zgjedhjet e 8 majit janë zgjedhje për qytetarin”- ka thënë Meta.

© Panorama.al

Te lidhura