Përkeqësohet konflikti Pakistan-Afganistan, sulmohet Kabuli! 130 viktma dhe mbi 200 të plagosur

Feb 27, 2026 | 10:41

Pakistani ka shpallur “luftë të hapur” ndaj Afganistanit, duke intensifikuar përshkallëzimin e konfliktit mes dy vendeve, ndërkohë që forcat pakistaneze kanë sulmuar Kabulin dhe provincat Kandahar dhe Paktia të Afganistanit. Ajo që përkeqësoi situatën ishin shpërthimet e forta në Kabul, që shkaktuan mbi 130 viktima dhe mbi 200 të plagosur.

kabul

Përplasjet vazhdojnë të ndodhin afër kalimit kufitar të Torkham, në kufirin Pakistano-Afganistan.

Kjo situatë vjen pas disa muajve tensionesh, që kishin përfshirë edhe një përpjekje të dështuar për arritjen e një marrëveshjeje të paqes ndërmjet dy shteteve, ndërsa tani përballet me kërcënime për një përshkallëzim më të madh të dhunës.

Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Asif, njoftoi se vendi i tij ka “kapacitetin e plotë” për të mundur çdo sulm, duke paralajmëruar për një përshkallëzim të mëtejshëm të luftës. Më pas, një deklaratë e ashpër erdhi nga liderët talebanë të Afganistanit, të cilët akuzuan Pakistanezin për bombardime të pafundme që kanë sjellë viktima civile.

Kërkesat ndërkombëtare për ndërprerjen e luftimeve janë bërë gjithnjë e më të forta, me Rusinë dhe Kinën që kërkojnë bisedime për të ndaluar përshkallëzimin. Gjithashtu, Irani ofron mbështetje për ndërmjetësim në mes të dy vendeve.

© Panorama.al

Te lidhura