Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë, që u zhvilluan për të dytën ditë me radhë në Gjenevë, nën ndërmjetësimin amerikan, kanë përfunduar, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA.
Nga ana tjetër, agjencia ruse TASS, duke cituar kreun e negociatorëve rusë, Vladimir Medinski, njoftoi se së shpejti do të zhvillohen bisedime shtesë.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski akuzoi Rusinë se po përpiqet të vonojë procesin e bisedimeve paqësore, pas një dite “të vështirë” diskutimesh në Gjenevë të martën.
“Takimet e djeshme ishin me të vërtetë të vështira dhe mund të themi se Rusia po përpiqet të zgjatë negociatat, të cilat tashmë mund të kishin arritur në fazën e tyre përfundimtare,” shkroi Zelenski në rrjetet sociale.
© Panorama.alBefore the start of today’s work of the delegations in Geneva, I held a meeting with the Ukrainian team.
Yesterday there were meetings in different formats – both bilateral between Ukraine and the United States and multilateral formats. In particular, there were talks between… pic.twitter.com/h7lUq0Lypg
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 18, 2026












