TIRANE- “Udhetim me qytetaret çame drejt Greqise”. Nisma merret nga PDIU dhe eshte deklaruar sot nga kreu i partise, Shpetim Idrizi, si reagim pas incidentit te pak diteve me pare, kur nje çift te moshuarish u kthyen mbrapsh, ne kufi, pasi ne pasaporte kishin vendlindjen Cameri.
Gjate nje prononcimi per mediat, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka njoftuar se shume shpejt do te behet nje udhetim ne drejtim te Greqise.
“Të moshuarit camë nuk u lejuan të kalojnë në kufirin grek se ishin vendlindjen në Camëri të shkruar në pasaportë. Do t’u drejtohemi autoriteteve shqiptare, ndërkohë që do organizojmë një vizitë së bashku me një grup nga Camëria drejt Greqisë”,- tha Idrizi.











