PD-PS, zbardhen listat për Tiranën

Mar 30, 2011 | 9:45

Partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 8 majit depozitojnë në limitet e fundit kohore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat për kandidatët e Këshillit Bashkiak të Tiranës.Gazeta zbardh sot të plota listat e PS-së dhe PD-së si dhe kandidatët potencialë për t’u futur në Këshillin Bashkiak për LSI-në. E përbashkëta e listës së dy partive të mëdha është që ajo kryesohet nga zonjat. PS-ja ka zgjedhur anëtaren e kryesisë, Mimoza Hafizi, ndërsa PD-ja zv.ministren e Integrimit, Jorida Tabaku. Në listën e demokratëve bie në sy emri i ish-futbollistit dhe trajnerit të Tiranës, Sulejman Mema, i cili është i 14-i në listë, në një vend të sigurt. Në të njëjtën kohë, në listë janë edhe këngëtari Bojken Lako, aktorja Yllka Mujo dhe sportistja e njohur Klodiana Shala. Në listën e PS-së janë përfshirë dy analistët, Kristaq Blushi dhe Lorenc Vangjeli. Ndërsa lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim kryesohet nga kreu i degës së Tiranës, Shezai Rrokaj dhe pas tij vijnë Edmond Panariti, Erisa Zaimi, Endrit Brahimllari dhe Blerina Kazaferi. Dy partitë kryesore kanë kënaqur edhe partitë aleate në listën e tyre të këshilltarëve. I nënti në listën e demokratëve, një pozicion fitues ky, është Beqir Nuredini, i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ndërsa 17-i, aq sa numri i këshilltarëve që PD-ja ka aktualisht, është nënkryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Murat Basha. Nga ana e saj, Partia Socialiste ka vendosur të 20-in në listë, juristin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Andrea Marto, dhe të 27-in, përfaqësuesin e Partisë Demokristiane, Dhimitër Muslia. Partia Republikane do të ketë të parin në listën e këshilltarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetarin e degës, Maks Begeja, ndërsa Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehin. Në zgjedhjet e katër viteve më parë, Partia Socialiste fitoi 21 këshilltarë, Partia Demokratike, 17 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, 6 këshilltarë.\

lista e kandidateve per keshillin bashkiak te tiranes

Lista e këshilltarëve
të PD për Tiranën

Jorida Tabaku
Ferdinant Poni
Suzana Guxholli
Gezim Karapici
Niazi Kosovrasti
Dhori Kule
Jul Bushati
Eneida Guria
Beqir Nuredini
Besnik Aliaj
Jera Kruja
Zamir Ndroqi
Akli Fundo
Sulejman Mema
Enkelejda Sallaku
Bledi Kasmi
Murat Basha
Ariana Bekteshi
Vejsel Rizvanolli
Bojken Lako
Yllka Mujo
Gazment Dibra
Florian Xhuti
Klodiana Shala
Agim Kukeli
Alma Marku
Aida Shehu
Lekë Gjoni
Gazmend Sallaku
Dhurata Çupi
Mehmet Spahiu
Safet Sula
Albert Avdyli
Edmond Kazazi
Mirgen Lata
Najada Hoxha
Kreshnik Hashorva
Sokol Leka
Voisava Miolli
Robert Jano
Ilirian Laçi
Jona Saraçi
Arbi Thereska
Perikli Dhales
Xhulieta Rama

Lista e kandidatëve
të PS për Tiranën

Mimoza Hafizi
Tritan Kalo
Kristaq Blushi
Ardiana Berberi
Ervin Bushati
Lorenc Vangjeli
Arbian Mazniku
Aldrin Dalipi
Gerta Lubonja
Shpetim Cami
Fatbardha Barjaba
Genti Gazheli
Juliana Hoxha
Mehmet Hasanlami
Alketa Hila
Valbona Tahiraja (Doçi)
Petrit Ago
Hari Mulla
Eridian Saliani
Andrea Marto
Megi Ajtyresa
Ylli Çano
Vjola Sterjo
Xhevdet Kaçani
Suzana Hakrama
Abdul Sarja
Dhimitër Muslia
Besnik Deda
Erik Skendaj
Shpresa Bello
Genci Lila
Hermo (Raqi) Madhi
Dhurata Shamia
Gëzim Kapo
Fatbardha Sadikaj
Leonard Gremshi
Eduard Ahmeti
Dhurata Isufaj

Lista e kandidatëve
të LSI për Tiranën

Shezai Rrokaj
Edmond Panariti
Erisa Zaimi
Endrit Brahimllari
Blerina Kazaferi
Viron Bezhani
Muharrem Berisha
Dritan Ylli
Sajmir Ivzigu

Lista e kandidatëve
të PDIU për Tiranën

Tahir Muhedini
Arian Çuko
Arben Taipi

Lista e kandidatëve
të PDS për Tiranën

Florian Pullazi
Pirro Milkani
Entela Basha
Nasi Mitrojorgji
Petrit Nathanaili

Lista e kandidatëve
të PAA për Tiranën

Aelita Mani
Erind Nuredini
Mehdi Stërmasi
Ani Dani
Ilir Gashi

Lista e kandidatëve
të PSV91 për Tiranën

Enver Reçi

Lista e kandidatëve
të PBLD për Tiranën

Nuredin Musaj
Shaqir Rexhvelaj
Arta Mulaj

Lista e kandidatëve
të PLL për Tiranën

Agim Kraja
Edvin Kuçi
Sokol Neziraj
Ylli Keputa

Lista e kandidatëve
të PK për Tiranën

Hysni Milloshi
Muharrem Xhafa

Lista e kandidatëve
të PR për Tiranën

Maksim Begeja

Lista e kandidatëve
të PBKD për Tiranën

Besnik Troplini
Juvena Gjika
Muhamet Jarani

© Panorama.al

Te lidhura