Situata e rënduar e kriminalitetit në vend ka ndezur alarmin në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, i cili ka depozituar në Kuvend një kërkesë zyrtare për zhvillimin e një debati të posaçëm.
Në dokument, PD i referohet raporteve ndërkombëtare, përfshirë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku theksohet se paratë e krimit të organizuar po pastrohen përmes sektorit të ndërtimit dhe projekteve publike.
Sipas demokratëve, këto gjetje përbëjnë një sinjal serioz për situatën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në vend, duke kërkuar që qeveria të japë llogari për masat dhe përgjegjësitë institucionale.
Kërkesa











