Fushata,Basha:Krenar që jam pjesë e ndryshimit

Mar 22, 2011 | 12:32

TIRANË- Partia Demokratike nis zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale në Pallatin e Kongreseve, duke e celur atë me prezantimin e kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, ministër i Brendshëm në kabinetin Berisha. Prezantimi në këtë ditë të shënuar, që përkon me festën e 19 vjetorit të fitores së PD-së bëhet njëherësh me  festën e organizuar nga Forumi Rinor demokrat. Festa u hap nga anëtarja e PD-së, Çiljeta Xhilaga, e cila ka ftuar të mbajë fjalën e parë në këtë aktivitet, kandidatit për Bashkinë e Tiranës.

Në fjalën e tij, mbajtur mes entuziazmit të të pranishmëve në Pallatin e Kongerseve, Basha e ka quajtur veten me shumë fat, të privilegjuar dhe krenar që ishte pjesë e ndryshimit të madh që pësoi vendi, gjatë 19 vjetëve. “ 19 vjet më parë nga ambientet e KQZ-së, këtu, në këtë ndërtesë, në moshën 17 vjecare, unë pata fatin e madh të isha ndoshta vëzhguesi më i ri që monitoroi procesin e zgjedhjeve të 22 marsit 1992.

Përfundimi i këtij procesi nuk ishte një fitore politike historike e Partisë Demokratike, por fitore e gjithë shqiptarëve, fitore e lirisë mbi shtypjen, dashurisë mbi urrejtjen, e të ardhmes mbi të shkuarën”- tha Basha.

Ai ka ftuar gjithë të pranishmit të ndalen e të kujtojnë atë moment magjik për të falenderuar gjithë ata që e bënë një gjë të tillë të mundur. “Jam krenar që jam pjesë modeste e kësaj force historike që transformoi historinë. Sot 19 vjet më pas Shqipëria e ka zëvendësuar skamjen me progresin, izolimin me lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptar”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura