“PD do fitoj zgjedhjet më 11 maj!”- Deputeti demokrat: Qeveria ka humbur besimin e qytetarëve! Rama sillet si adoleshent

Mar 1, 2025 | 18:03

Deputeti i PD, Tomor Alizoti, është shprehur besim plotë se Partia Demokratike do të dalë fituese në zgjedhjet e 11 majit.

alizoit

Në një interviste në emisionin “Kjo javë” në News 24, Alizoti tha se qeveria e kryeministrit Rama ka dështuar. Sipas demokratit qeveria është denigruar dhe ka humbur besimin e qytetarëve, pasi gjysma e qeverisë është ose në burg, ose në arrati.

Ai e ka cilësuar kryeministrin si një adoleshent që përfshihet në polemika me qytetarët dhe që sipas deputetit, nuk është në gjendje të udhëheqë më vendin.

 “Unë jam i bindur se PD do të fitojë zgjedhjet. Kjo qeveri është denigruar përpara njerëzve, nuk ka çfarë të japë më, ndodhin të njëjtat gjëra. Tezat e Ramës kanë mbaruar. Gjysma e qeverisë është në burg ose të arratisur. Nuk ka arsye përse Rama të vazhdojë të jetë kryeministër, pasi politikanët që kanë qenë në nivele të larta janë në burg.

Ramës nuk i ngjit më as batuta, nuk drejtohet një vend me gallatë. Rama është bërë një adoleshent, që zihet me ata që komentojnë në facebook”, tha Alizoti.

© Panorama.al

Te lidhura