PD ankimon në “Kushtetuese” zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit: Të shfuqizohet votimi i Kuvendit

Jan 12, 2026 | 12:00

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese ankimin për shfuqizimin e votimit për Avokatin e Popullit.

endri shabani

Sipas pretendimeve të PD, Endri Shabani është në shkelje të kushtetutës dhe rregullores së kuvendit dhe kërkon shfuqizimin e votimit në kuvend.

Parlamenti votoi më 11 dhjetor  Endri Shabanin si Avokat të Popullit i cili mori 85 vota pro të deputetëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Socialdemokrate dhe tre kundër.

Partia Demokratike dhe Partia Mundësia nuk morën pjesë në votim.

Opozita kundërshtoi procedurën e ndjekur, duke deklaruar se kishte tërhequr firmat mbështetëse për kandidaturat për Avokat të Popullit dhe se Endri Shabani nuk ishte kandaturë e mbështetur nga PD.

© Panorama.al

Te lidhura