Pato: Del Piero, idhulli im, por sot do ta mund

Mar 5, 2011 | 12:00

Juventus-Milan do të jetë edhe një ndeshje mes yjeve që janë në prag të perëndimit dhe atyre që janë në hapat e parë, ndaj sot në mbrëmje pritet një duel i ashpër, si për shembull një sfidë mes Del Pieros dhe Patos. “Nuk mendojmë se e nisim si favorit këtë takim, për faktin se Juventusi është në vështirë, pasi një skuadër e nervozuar mund të rezultojë më e rrezikshme, sesa një ekip që është në superformë. Do doja shumë të shihja në fushë Del Pieron, pasi ai është idhulli im. Ai është një shembull për të gjithë ne të rinjtë, është një legjendë, ashtu sikurse Maldini e Ronaldo. Shpresoj të përballem me të në fushë dhe në fund t’i kërkoj fanellën, ndonëse në fund më duhet ta mund”, ka pohuar Pato.

© Panorama.al

Te lidhura