ATHINË- Emigrantët tanë në Athinë tashmë mund të aplikojnë për pasaportat biometrike, aty ku janë pa qenë nevoja të udhëtojnë drejt Shqipërisë. Sot është hapur zyra e parë për aplikimin për pasaporta biometrike shqiptare në Athinë. Në një ceremoni të vecantë me këtë rast, për përurimin e zyrës ka qenë i pranishëm zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, ambasadori ynë në Athinë dhe të tjerë të ftuar.
Sipas zv.ministrit të Brendshëm, mundësia e krijuar për qytetarët shqiptarë jashtë vendit për të aplikuar për pasaporta biometrike pranë vendeve të punës dhe banimit mbështetet në angazhimin dhe politikat e qeverisë shqiptare për të ofruar shërbimet sa më pranë qytetarit. Po sot, janë regjistruar edhe aplikuesit e parë në këtë zyrë.
Burimet pranë ministisë bëjne me dije se më 28 mars do të hapet edhe zyra në Selanik, e mandej në Itali, në Romë e Milano. Për gjithë ata që palikojnë për kartën e identitetit në Greqi do të paguajnë 10 euro, ndërkohë që pasaporta ka një cmim prej 108 euro.











