Një ditë pas takimit me shqiptarët e Italisë në Parma, kreu i PD-së Sali Berisha do të takohet sot me shqiptarët e Greqisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të mbajë një takim me bashkatdhetarët shqiptarë në Athinë në orën 18:00.
PD njofton se takimi do të zhvillohet në ‘Stadiumi Paqe dhe Mirësi, salla:Melina Mërkuri, Neo Faliro-Athinë.
Kujtojmë se takimet e kreut të PD-së në diasporë po zhvillohen në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në këto zgjedhjet do të votojnë për herë të parë nga vendet ku jetojnë e punojnë emigrantët shqiptarë nëpër botë.
© Panorama.al











