Rama: Programi, rruga për ndryshimin e vendit

Jan 22, 2012 | 11:29

TIRANE- Duke e vleresuar programin e PS si te vetmen rruge per shpetimin e vendit nga kriza, per vendosjen e konkurences se lire dhe rrugen e vendit drejt Evropes, kreu i PS-se, Edi Rama ka kerkuar nga deputetet te ndajne pergjegjesite dhe te nisin rrugën e programit qytet më qytet dhe fshat më fshat.

“Komunikim me qytetarët dhe cdo grup interesi për alternativën që ne kemi për një rilindje shqiptare, programi ynë i kongresit nuk është fjala e fundit, por hapi i parë që duhet të pasohet nga hapat që do hedhim në drejtim të qytetarëve”- tha Rama.

Ne fjalen e tij, ai dekalroi se programi kërkon një zbërthim të gjithë tezave të guximshme për të ndërtuar politika të reja që priren drejt ndryshimesh radikale, por kërkon kontributin e të gjithëve, e cdo shqiptari të interesuar për ribashkimin e Shqipërisë me Evropën, duke marrë frytet e kësaj Shqipërie këtu.

“Besoj se duke filluar që nga nevoja akute e vendit për ti dhënë vendit mundësinë për të dalë nga kriza ekonomike, duhet të bisedojmë në detaje me ata. Kemi marrë përsipër të bëjmë ndryshim të sistemit të mbledhjes dhe shpërndarjes së të ardhurave, frymën e së drejtës, duke u angazhuar që kush fiton më shumë paguan më shumë, ai që fiton më pak paguan më pak. T’i japim fund padrejtësisë, duke nisur nga eliminimi i taksës së sheshtë që i ngarkon njësoj të gjithë me detyrimet e shtetit, por rëndon ata që fitojnë më pak”- theksoi Rama.

Sipas tij, një rrogëtar i thjeshtë kontribuon më shtetin më shumë për kryeministrin dhe nga ana tjetër na takon të shpjegojmë qartësisht me motorin e sipërmarrjes për të bërë të ditur se politika jonë nuk është një politikë e diskriminimit të saj, por është e vetmja politikë që sot mund të garantojë drejtësi në konkurrencë, ndershmëri dhe vlerësim të secilit sipas meritës.

“Kemi nevojë të dëgjojmë nga afër historitë që kanë për të na treguar ata që përpëliten për shkak të padrejtësisë së thellë që nis nga pamundësia për të konkurruar lirisht dhe nga një klientelizëm i shfrenuar”- tha ai, duke shtuar se ky program misheron ne leter ndryshimin per te cilin ka nevoje vendi.

Me heret, mbledhja e Asamblese eshte paraprire nga kryesia e saj, qe do te percaktoje edhe axhenden e punimeve te sotme.

 

© Panorama.al

Te lidhura