Pas protestës dhe fjalimeve para Kryeministrisë, siç është bërë traditë protestuesit edhe këtë të 17-të të protestave kundër qeverisë Rama, vijuan me marshimin nëpër rrugët e Tiranës.
Sapo kaluan para parlamentit ata u ndalën duke brohoritur: Parlameni i krimit si dhe Parlamenti i shitur!
Protesta masive kërkon largimin e qeverisë Rama dhe klasës së vjetër politike.











