Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është paraqitur këtë të premte në SPAK, ku ka qëndruar për rreth një orë.
Në dalje të Prokurorisë së Posaçme, ai tha për mediat se u paraqit për një “çështje policie”.
“Isha për një koment, për një çështje policie. As zgjedhje, as gjë tjetër”, tha ai.
Ndaj tij ka një padi të depozituar në qershor të vitit të kaluar nga deputeti i Partisë Socialiste në Dibër, Agron Malaj, i cili e ka kallëzuar për veprën penale të “shpifjes”.
Po ashtu deputeti demokrat është marrë në pyetje në vitin 2024 nga prokurorët e posaçëm edhe për një rast tjetër, i cili lidhet me tenderat në kohën kur ai drejtonte bashkinë Kamëz.
© Panorama.al











