Udhëqehësit ndërkombëtar kanë bërë thirrje për unitet në Greqi përpara takimit ekonomik të G20 në Kanë të Francës.
Angela Merkel mori pjesë në një darkë përpara nisjes së Samitit të G20 me figura të tjera të larta, organizuar nga presidenti francez, Nicolas Sarcozy.
Takimi urgjent erdhi në prag të referendumit të shpallur nga kryeministri grek, Jorgo Papandreu për paketën e shpëtimit të BE-së.
Udhëheqësit u zotuan që të përdorin çfarëdo mjeti të jetë i nevojshëm për të mos prishur vendimin e javës së fundit.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, i cili paralajmëroi se hedhja poshtë e paketës do të ishte keq për popullin grek.
“Unë dua të bëj një thirrje urgjente dhe shumë të përzemërt për unitet kombëtar dhe politik në Greqi (…) Pa marrëveshjen e Greqisë për programin mbështetës nga Bashkimi Evropian dhe FMN-ja, kushtet për shtetasit grekë do të bëhen shumë më të dhimbshme. Pasojat do të jetë e pamundur të parashikohen “- tha Barroso.
Më herët ishte Fondi Monetar Ndërkombëtar nëpërmjet shefes Christine Lagarde, dhe kreu i ri i Bankës Qëndrore Evropiane Draghi Mario që bënë thirrje për unitet.
Ata shprehësn shqetësimin, së shpallja e referendumit tashmë ka “mërzitur” tregjet, dhe në qoftë se grekët do të votojnë kundër paketës, rezultatet mund të jenë shkatërruese.
© Panorama.al











