23 Korrik, 2022

U akuzua për herë të parë për fotoshop, Georgina Rodriguez u mbyll gojën të gjithëve me videon provokuese


Ndonëse është shquar gjithmonë për format e saj, ndjekësit e kanë akuzuar modelen Georgina Rodriguez për herë të parë për fotoshop.

Modelja ka vendosur t’u ‘kundërpërgjigjet’ përmes në videoje mjaft sensuale të gjithë kritikëve (KLIKO).  E veshur në të brendshme me ngjyrë të zezë dhe një këmishë të bardhë të përshtatur me taka me platformë ngjyrë rozë, Georgina duket në formë të mrekullueshme.

Fokus më i madh ishte tek të pasmet bombastike të cilat ajo i tregoi me krenari në videon e filmuar në oborrin e një shtëpie.

Kujtojmë që disa kohë më parë Cristiano dhe Georgina përjetuan një situatë të vështirë, pasi humbën fëmijën e tyre akoma pa lindur. Pas një kohe të gjatë të izoluar nga rrjetet sociale, çifti u fotografuan duke shijuar pushimet luksoze në Majorka.

LEXO EDHE: Hip se të vrava, zbrit se të vrava- Pse njerëzit në rrjetet sociale nuk kënaqen as nga perfeksioni, as nga defektet?

© Panoramaplus.al