19 Korrik, 2022

Hip se të vrava, zbrit se të vrava- Pse njerëzit në rrjetet sociale nuk kënaqen as nga perfeksioni, as nga defektet?


Hip se të vrava, zbrit se të vrava- do ishte fjalia perfekte për të përshkruar situatën në të cilën ndodhet partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.

Ylli argjentinas është shumë aktive në Instagram ku numëron rreth 40 milionë ndjekës. Ajo postoi së fundmi disa foto duke vënë në pah të pasmet. Ndonëse është shquar gjithmonë për format e saj, këtë herë ndjekësit e kanë akuzuar modelen për fotoshop.

Natyrisht, komentet varionin nga lavdërimet në ofendime, duke akuzuar Georgina-n për Photoshop të fotografive të saj dhe duke sugjeruar që nëse ajo vërtet dëshiron të “formojë trupin e saj”, ajo duhet “thjesht të bëjë një operacion plastik apo të ushtrohet në palestër”.

Ndërsa 28-vjeçarja nuk i është përgjigjur komenteve apo nuk i ka hequr foton, sepse në fakt: Ajo nuk ka pse t’i fshijë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Georgina padyshim nuk është personazhi i parë publik që akuzohet për editimin e një fotoje dhe sigurisht nuk do të jetë i fundit. Në fund të fundit, ajo që zgjidhni t’i bëni fotove tuaja dhe imazhi që zgjidhni të transmetoni në internet është pikërisht – zgjedhja juaj.

Çfarë saktësisht kualifikohet si një imazh i edituar, gjithsesi? Instagram, TikTok, Snapchat, Facebook janë të ndërtuar me filtra dhe ju lejojnë të ndryshoni  foton në çdo mënyrë që ju e shihni të arsyeshme. Kritika më e madhe ndaj fotove të edituara nuk është se mund t’i bëjnë të tjerët të ngatërrojnë ato foto me realitetin; është se personi që postoi foton nuk e ka edituar si duhet dhe si rezultat duhet tallur për këtë.

Mirëpo, këta komentues që akuzojnë sot Georginën për photoshop, ishin po ata që shpërthyen në ofendime ndaj saj për shkak të formave trupore.

Pak javë më parë, Georgina dhe Cristiano ndodheshin me pushime së bashku. Paparacët nxituan të postonin foto të tyre ku mori shumë vëmendje trupi i argjentinases e cila sapo ka sjellë në jetë një vajzë. Ajo ra pre e “body shaming” (gjykime për trupin) në mediat sociale ku u gjykua pa asnjë kriter dhe standard.

Nuk mungoi një reagim as nga Georgina e cila publikoi në rrjetet sociale një shkrim që fliste për të dhe fillonte me foton ikonike të Princeshë Dianës në një jaht duke vënë theksin në faktin se askush nuk e komentoi trupin e saj në 1990. Pas 1990 dhe në fillim të shekullit të ri (XXI), vështrimi ynë ishte ende në gjendje të shkonte pak përtej veshjes, vetë fytyrës dhe mbi të gjitha trupit, thuhet në artikull. Kësaj here merret shembull rasti i aktores Sofia Coppola.

Lindja e Georgina u pasqyrua pothuajse nga të gjitha mediat, të njëjtat që nuk kanë ngurruar të flasin për fotot e pushimeve të sipërpërmendura. E aty ku më parë flitej për jetën e një gruaje, siç ndodhi me fotografinë e Lady Di, tani kemi një grua me bikini pas lindjes. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Qoftë për ta mbështetur apo për ta kritikuar apo thjesht për t’i thënë “ja ku është trupi i saj, shikojeni dhe gjykoni vetë”. Askush nuk e mori parasysh që kishim të bënim me një figurë femërore pas një procesi transformues aq radikal sa shtatzënia dhe që, me këtë rast, lidhet në mënyrë të pashmangshme me një emocion aq shkatërrues sa humbja e djalit gjatë lindjes.

Mos ndoshta janë pikërisht këto komente dhe ofendime që e shtyjnë Georginën dhe shumë të tjera të editojnë fotot dhe mos të duan veten ashtu siç janë?

Nga të gjitha fotot që shihni në mediat sociale, ka një shans të madh që shumica e tyre të jenë edituara. Sipas një sondazhi të Harris në 2017, gati dy të tretat e amerikanëve editojnë fotot e tyre përpara se të postojnë.

Edhe procesi i editimit të fotove tuaja mund të luajë një rol në mënyrën se si e perceptoni trupin tuaj. Sipas një rishikimi të vitit 2022, hulumtimi zbuloi se bërja dhe redaktimi i selfieve ishte më i dëmshëm sesa postimi i tyre, ndoshta sepse ju lejon të përqendroheni – dhe të përpiqeni të rregulloni – të metat tuaja.

Në një studim të vitit 2021 me 15 deri në 35-vjeçare, sa më shumë ta krahasonin veten me njerëzit që ndiqnin në rrjetet sociale, aq më të pakënaqur bëheshin me trupin e tyre. Studiuesit vunë në dukje gjithashtu se, nëse ato ishin tashmë të pakënaqur me trupat e tyre, kjo mund të rriste dëshirën për të krahasuar veten me të tjerët në mediat sociale.

Philip Roth dikur shkroi se gratë e bukura janë të padukshme dhe nëse e marrim këtë si të vërtetë, Georgina është gruaja e fundit e padukshme – pavarësisht se është një yll botëror – për shkak të formave të saj fizike, për shkak të vëmendjes së mediave që merr çdo ditë, dhe për atë jetë luksi dhe komoditete që të gjithë e kanë zili. Në rrjetet sociale duket se askush nuk e sheh çfarë ndodh me gratë, askush nuk mendon se çfarë kanë kaluar, çfarë kanë frikë dhe çfarë dëshirojnë, çfarë është dhe çfarë mund të jetë.

© Panoramaplus.al