Shefat e Scotland Yard po përballen me shqetësime të reja lidhur një letër që që detajonte frikën e Princeshës Diana se do ta vrisnin në një aksident me makinë.

Diana ia shprehu frikën avokatit të saj, Lord Mishcon, në tetor të vitit 1995. Princesha e Uellsit ndërroi jetë në një aksident automobilistik në Paris dy vjet më vonë së bashku me Dodi Fayed dhe shoferin Henri Paul.
Misteri që rrethon letrën e saj është rishikuar në një dokumentar me katër pjesë – Investigating Diana: Death In Paris – i cili ka nisur transmetimin në Channel 4 në 25 vjetorin e tragjedisë.
Pas vdekjes së Dianës, avokati Lord Mishcon u dorëzoi në një letër të shtypur rrëfimin e saj oficerëve të lartë të Policisë Metropolitane, të cilët e vendosën atë në një kasafortë.
|LEXO EDHE: Dokumentari i ri zbulon letrën tronditëse/ Si Princeshë Diana parashikoi aksidentin që i mori jetën dy vite para se të ndodhte
Por letra nuk iu kalua autoriteteve franceze që po hetonin përplasjen e saj për gjashtë vjet. Vëllai dhe motrat e Dianës mësuan për ekzistencën e letrës së saj më shumë se një dekadë pasi u shkrua. Princat william dhe Harry gjithashtu ‘mbetën në errësirë’ për një kohë të gjatë.
Madje ka pasur spekulime për një shtesë misterioze në letër, për të cilën pretendohet se ishte krijuar për të mbuluar faktin se shënimi origjinal nuk ishte shkruar më herët.

Sipas John Morgan, autor i “How they killed Princess Diana”, ishte shkruar një faqe e dytë me stilolaps në një bllok tjetër dhe në data të ndryshme.
Në takimin e tij me shefat e policisë një muaj pas vdekjes së Dianës, Lord Mishcon lexoi shënimin e tij me zë të lartë për të theksuar rëndësinë që kishte. Ai u tha oficerëve se kishte regjistruar Dianën duke thënë se ‘do të bëheshin përpjekje për ta hequr qafe atë me një aksident në makinën e saj, siç është një dështim i frenave të përgatitur paraprakisht… të paktën për të parë që ajo ishte plagosur ose dëmtuar’.

Michael Mansfield, një avokat që përfaqësonte babain e Fayed, Mohamed Al Fayed, folui për dokumentarin duke thënë: “Shënimi është i rëndësishëm sepse është i barabartë me parandjenjën e dikujt. Nëse keni qenë një oficer policie që e heton atë, ju duhet t’ia dorëzoni llogarinë francezëve. Ata nuk e bënë atë. E futën në kasafortë dhe nuk e zbuluan.’
E quajtur “Nota Mischon”, mund të shfaqet në kujtimet e diskutueshme të Princit Harry, që do të dalin më vonë këtë vit. Thuhet se Harry është ‘intensivisht i fokusuar’ në hetimin e orëve të fundit të nënës së tij. As ai dhe as vëllai i tij nuk ishin në dijeni të detajeve kryesore për gati një dekadë, sipas dokumentarit.

Në vitin 2006, ish-komisioneri i Met Lord Stevens ishte drejtues i Operacionit Paget, i cili hetoi teoritë e konspiracionit rreth aksidentit. Më vonë atë vit, ai informoi Ëilliam, atëherë 24 vjeç, dhe Harry, 22, në Kensington Palace për 90 minuta në lidhje me gjetjet e detajuara të raportit të tij.
Deri atëherë, princat kishin vetëm ‘njohuri të kufizuar’ për aksidentin. Lord Stevens tha se ai mori ‘pyetje shumë të rëndësishme’ nga princat, duke thënë se më vonë ishte një ‘seancë e vështirë për ta’.
“Isha në posedim të fakteve të asaj që kishte ndodhur, që nga fillimi i problemit jashtë Ritz me makinën, deri në vdekje dhe kthimin e trupit”, tha ai. “Ata donin të dinin rrethanat e vdekjes, çfarë kishte ndodhur me nënën e tyre, në çdo aspekt. Disa pyetje ishin të detajuara – të cilave iu përgjigja, sepse nuk iu ishin thënë rrethanat.”
Operacioni Paget arriti në përfundimin se vdekja e Dianës ishte një ‘aksident tragjik’. “Nuk kishte”, përfundoi Lord Stevens, “asnjë provë’ për një komplot vrasjeje ose një mbulim.”

Ai fajësoi shoferin e dehur, Henri Paul, për aksidentin me shpejtësi të lartë, i cili ndodhi teksa Diana dhe Dod po shkonin me makinë nga një darkë në hotelin Ritz në një apartament.
Lord Mishcon vdiq në moshën 90-vjeçare përpara hetimit, por kishte dhënë një deklaratë për Operacionin Paget, ku u shfaq ekzistenca e Shënimit Mishcon.
Sandra Davis, një avokate që punonte për Mishcon e cila ishte në takimin e Dianës, i tha hetuesit: “Zoti Mishcon ishte i shqetësuar të merrte shënimin… sepse ai mendonte se ishte e rëndësishme që policia ta dinte që ai e kishte bërë atë dhe se ajo [Diana ] kishte thënë atë që kishte thënë.”
Një procesverbal u bë nga policia për takimin e tyre në shtator 1997 me Lordin Mishcon. Ai arriti në përfundimin se “nëse do të shfaqej ndonjëherë” ekzistenca disa faktorëve të dyshimtë për aksidentin me vdekje, avokati ose firma e tij do të kontaktoheshin nga Scotland Yard.
Por kur i njëjti procesverbal u shfaq në hetim vite më vonë, ai kishte një faqe të dytë të bashkangjitur me formulime që mbështesin vendimin e policisë për të mbajtur të fshehtë shënimin.
Nota Mishcon doli në dritë kur shërbëtori i Dianës, Paul Burrell, zbuloi se ai posedonte një letër të ngjashme nga Diana që parashikonte vdekjen e saj. Lord Mishcon u përpoq të kontaktonte Lord Stevens dhe policia u konsultua me avokatë se çfarë të bënte me shënimin Mishcon në kasafortë.
Më në fund letra mbërriti në tryezën e mjekut nga Scotland Yard më 30 dhjetor 2003. Një javë më vonë u hap një hetim për vdekjen e Dianës, por më pas u shty. Hetimi, në vitin 2008, arriti në përfundimin se ajo ishte ‘vrarë në mënyrë të paligjshme’, pjesërisht për shkak të ‘neglizhencës së rëndë’ të shoferit.
Artikuj të sugjeruar:
- Nga frika se do ta vrisnin te aksidenti tragjik që i mori jetën, ish-truproja i Princeshës Diana rrëfen gjithçka: Ja letra që kam marrë 25 vjet më parë nga ajo
- “Vdiq pa ditur të vërtetën”/ Simone Simmons zbulon se Princeshë Diana shpërtheu në lot kur u publikua skandali i lidhjes së Princit Charles me dadon e fëmijëve nga BBC
- William beson se princeshë Diana është manipuluar për të dhënë intervistën që shkaktoi një zhurmë të madhe në media në vitin 1995

