
Ndonjëherë thjesht nuk mund t’i harrojmë kollaj lidhjet që kanë përfunduar dhe ish-in. Kjo po ndodh si duket me ish-të dashurën e Don Xhonit, Ariana Lirey.
Edhe pse kanë disa muaj të ndarë ajo vazhdon të ‘ngacmojë’ ndjekësit e saj në rrjetet sociale, herë duke provokuar me detaje të ndryshme (KLIKO), herë duke ofenduar reperin (KLIKO), e herë të tjera thjesht duke kërkuar vëmendje(KLIKO).
Së fundmi ajo ka bërë një tjetër lëvizje që nuk u ka shpëtuar fansave. Modelja ruse ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet me qenin e saj. Mirëpo këtë video e ka shoqëruar me këngën e një prej shpokëve më të mirë të Don Xhonit, Butrintit, ‘Si përpara’. Në tekstin e këngës të përzgjedhur nga ajo thuhet: “Shumë sene si kam kry, veçme të pa une n’sy e me t’pyt: A kemi mu dash na dy si përpara? A kemi mu dash na dy sikur n’ëndrra?”
Modelja pak ditë më parë u shfaq krah një mashkulli misterioz. Ajo publikoi një foto në profilin e saj në Instagram duke i mbajtur dorën një mashkulli misterioz. “Me mikun tim”- ka shkruar ajo krahas fotos duke e shoqëruar me një zemër dhe kjo ka bërë që të nisin dyshimet se ajo ka nisur një romancë të re, megjithëse personin pranë saj e cilëson si mik.

Ariana dhe Don Xhoni bënë bujë të madhe me ndarjen e tyre pas deklaratave dhe akuzave që bënë publikisht ndaj njëri-tjetrit. Pas ndarjes nga modelja ruse, u raportua se reperi mund të jetë në një flirt me ish-Miss Serbia, Tia Alkerdi.
Ariana deklaroi në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj se po mendon të vazhdojë jetën e saj pa Don Xhonin, dhe se ndarjen me të nuk e ka kaluar lehtë. Ajo rrëfeu se tashmë nuk mund të dashurojë më dikë, ndërsa shtoi se nuk ka plane për martesë apo lidhje, por do të dëshironte të kishte një fëmijë. “A beson në dashuri? Do të doje të martoheshe?”- e pyeti ndjekësi. “Ekziston dashuria 100%. Kam dashuruar dhe është një ndjenjë e mrekullueshme. Por unë jamë bërë për këtë. Kam humbur aftësinë për të dashuruar dikë. Nuk kam nevojë për një bashkëshort, nuk kam nevojë për një lidhje. Plani im i vetëm është të kem një fëmijë.”– shkroi modelja krahas një fotoje të këmbëve të një fëmije.
© Panoramaplus.al
