Don Xhoni pati një romancë me modelen ruse Ariana Lirey, e cila për fat të keq zgjati për shumë kohë. E duket se ndarja nuk përfundoi në mënyrë paqësore pasi bukuroshja nuk u kurseu kunjat nq rrjetet sociale ndaj reperit nga Drenica.

Së fundmi reperi u takua me politikanin e njohur nga Kosova Gani Geci, teksa e bënë të ditur në rrjetet sociale duke postuar foton krahë njëri-tjetrit. Mirëpo ajo çka tërhoqi më së shumti vëmendjen ishte komenti epik që politikani kishte vendosur krahas fotos me reperin.
“Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon, i vetmi deri tani që e mposhti Rusinë” – është shprehur ai, duke iu referuar kështu lidhjes së fundit që pati Doni me modelen ruse Ariana Lirey. Reperi nga Drenica mesa duket e pëlqeu komentin e politikanit të cilën e ripostoi në Instagram duke i bashkangjitur dhe disa emoji duke qeshur.

Mirëpo pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i Arianës e cila duket se nuk e ka pëlqyer aspak komentin e politikanit. Modelja publikoi lajmin e repertit dhe krahas postimit shkroi: “Rusia nuk mposhtet, qullash”.

Kujtojmë që lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Don Xhoni gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë.


