2 Shtator, 2022

Pas ndarjes, ish e dashura e Leonardo DiCaprio publikon mesazhin e koduar në rrjetet sociale


Kush është ai?

Ish e dashura e Leonardo DiCaprio-s, Nina Agdal, postoi një mesazh të fshehtë për marrjen e një teksti nga një burrë misterioz, pasi u publikua lajmi se ylli i “Titanic” u shfaq krah disa vajzave të reja.

“Kur ai ju dërgon mesazhe,” shkroi ajo një video duke hipur në një makinë me qenin e saj.

Agdal, e cila nuk zbuloi identitetin e burrit që qëndron pas tekstit, ndau gjithashtu disa fotografi nga pushimet e saj luksoze me miqtë në Mykonos, Greqi, në Instagramin e saj.

“Kemi ngrënë, kemi pirë, kemi kërcyer, kemi qeshur, kemi jetuar”, ka shkruar ajo në serinë e fotove.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nina Agdal (@ninaagdal)

Nga ana tjetër duket sikur beqar më i ri, Leonardo DiCaprio, po kalon ditë të mira pas ndarjes së tij nga modelja Camila Morrone këtë javë. Fituesi i ‘Oscar-it’ mbajti një profil të ulët ndërsa mbërriti në klubin e natës të New York, ‘The Ned NoMad’ të martën mbrëma për pak argëtim në mesjavë.

Është raportuar se DiCaprio, 47 vjeç dhe Morrone, 25 vjeç, u ndanë pas katër vitesh së bashku. Ata nuk ishin fotografuar së bashku që nga fundjava e 4 korrikut. Burimet thanë për ‘Page Six’ se ylli i “Wolf of Wall Street” festoi me disa modele, duke përfshirë vajza rreth 21 dhe 23-vjeçare.

Aktori ishte i veshur me të zeza ndërsa mbërriti në klubin e Manhattan-it vetëm. Ylli i Hollywood u pa duke bërë një hyrje të shpejtë vetëm disa ditë pasi lajmi për ndarjen e tij doli në media.

LEXO EDHE:

-Historia e plotë e lidhjeve të Leonardo DiCaprio: Të gjitha të dashurat e tij ndër vite

-Ndahet me të dashurat sapo mbushin 25 vjeç- Leonardo DiCaprio bëhet meme kudo në Internet, ja më pikantet

© Panoramaplus.al