Dj i njohur, Vin Veli, ka reaguar për herë të parë në lidhje me lajmet për arrestimin e tij në një lokal në ish-Bllok.

Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ai shprehet se nuk është i vërtetë lajmi dhe se falënderon të gjithë për interesimin.

“Nuk është i vërtetë lajmi për arrestimin tim. Faleminderit të gjithëve për interesimin! Zoti qoftë me ju”, shkruan Vin Veli mëngjesin e sotëm.

“Shqiptarja.com” publikoi një video të momentit kur forcat speciale dhe ‘Shqiponjat’ marrin Vin Velin nga club-i në zonën e Bllokut në kryeqytet dhe e fusin në makinë.

