Dj i njohur Vin Veli (me emrin Artvin Veli) është shoqëruar nga policia pas mesnatës së sotme. Shoqërimi i tij është bërë pas mesnate në një lokal në ish-Bllok, në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.

Shqiptarja.com ka siguruar momentin kur forcat speciale dhe ‘Shqiponjat’ marrin Vin Velin nga club-i në zonën e Bllokut në kryeqytet dhe e fusin në makinë.
Më pas mësohet se ai është dërguar në komisariat, por nuk ka ende të dhëna lidhur me arsyet e këtij shoqërimi.
Mësohet se së bashku me Dj e njohur janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë.

Kujtojmë se Vin Veli është një personazh i njohur, jo vetëm si DJ. Ai është bërë shpesh herë personazh ne media, jo vetëm per profesionin, por edhe pasi ka qenë i martuar me moderatoren Bora Zemani, me të cilën ka dhe një djalë por që janë ndarë pak kohë më parë.
© Panoramaplus.al

