Luiz Ejlli tërhoqi vëmendjen me deklaratën e tij të fortë ndaj Dea Mishel Hoxhës gjatë koncertit të tij, ku u duk si një ‘hakmjarrje’ ndaj ish-finalistes së ‘Big Brother VIP’, pasi gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme kjo e fundit ishte shprehur se ‘Shkodra është pronvincë’.

E duket se Dea nuk ka qenë ish-banorja e vetme që këngëtari ka përmendur, pasi së fundmi ka ardhur dhe një reagim i Krist Aliajt i cili nëpërmjet një postimi në InstaStory shprehet se ‘ai është bërë yll i mendimeve të Luizit në orër e vona’. Dhe pse nuk dihet se çfarë ka thënë saktësisht fituesi i “BBVIP2”, ish-finalisti shprehet krahas fotos ku shfaqet me Luizin:
“Thjesht nuk mund të rezistosh të përmendësh emrin tim. Duket se jam bërë yll i mendimeve të tua në orët e vona. Rri i qetës. Adhurimi yt sekret për mua do mbetet gjithmonë mes nesh”.

Kujtpjmë se pas ofendimeve të këngëtarit, erdhi dhe reagimi i ashpër i Dea Mishelit e cila nuk ia përtoi aspak me përgjigjen e saj, ku shprehej se ishte turp për një burrë 40 vjeç të bëjë ështu për një lojë (Kliko këtu).


