10 Korrik, 2023

“Kush na ka inatin iu q*** nona”/Luizi ofendoi publikisht Dea Mishel në mes të koncertit, ish-banorja e BBV, reagon ashpër pas veprimit të këngëtarit: Turp për një burrë 40 vjeç…


Fituesi i ‘Big Brother VIP’, Luiz Ejlli dhe ish-finalistja Dea Mishel Hoxha, gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e famshme patën disa debate goxha të forta me njëri-tjetrin.

E kur dukej se gjërat mes tyre u sheshuan pas përfundimit të ‘reallity shoë’-t, këngëtari duket se nuk i kishte harruar disa deklarata të aktores, ku shprehej se ‘Shkodra është pronvincë’. Gjatë koncerti të tij, Luizi i i dedikoi këngën “Oj Lujlia me limona” duke e ofenduar kështu ish-banoren para publikisht.

“Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së BBVip se më tha je provincial se Shkodra është provincë. Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë: kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, kështu që sot dua dhe ndihmën tuaj për me t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë që Shkodra është provincë,” tha Luizi dhe më pas nisi këngën “O lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ju q**** nona o”- u shpreh ai.

 

@blesonahoxhaj #luizejlli #meluizin #shkodra ♬ original sound – ?

E pas momentit i cili është bërë viral në rrjet, erdhi dhe reagimi i Deas e cila nëpërmjet disa postimeve në InstaStory, ajo nuk ia ka përtuar aspak këngëtarit me kundërpërgjigjen e saj.

 “Unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje. TURP, burrë 40 vjeç, për një lojë.”

“Unë nuk kisha ndërmend të flisja ndonjëherë për ty dhe as nuk do flas më ndonjëherë për ty. Nuk je në mendjen time. Sot do vazhdoj të festoj ditëlindjen e mamit me familjen timë, pavarësisht se ti dhe të gjithë që ishit në atë koncert hodhët gjithë atë vrer ddrejt nesh dhe me nderpretë. Gjërat e mia të shenjta mos mi prekni. Jeta ime është e bukur, unë jetoj e plotësuar. Nuk jetoj për klikime, as për tu pasuruar deri në pangopje”, shprehet Dea Mishel për Ejllin.

© Panoramaplus.al