26 Korrik, 2022

Mozzik “shënjestron” Loredanën duke rikrijuar videon e saj, rrjeti shpërthen në komente


“How Can I be homophobic, mu b*tch is gay”, është ky trendi i fundit i rrjetit social TikTok që ish-çifti i reperëve Loredana dhe Mozzik kanë realizuar, duke thumbuar publikisht njëri-tjetrin.

Trendi viral në TikTok është një fragment i shkëputur nga kënga “Doja” e reperit Central Cee, i cili në nisje të këngës zbulon se ai tashmë është me dikë dhe se ajo është biseksuale. Fragmenti “How Can I be homophobic, mu b*tch is gay (Si mund të jem homofobik k*rva ime është gay)”, është përdorur nga mijëra përdorues të TikTok, të cilët tregojnë një karakteristikë/foto të partnerit, ish-partnerit të tyre apo edhe një personazhi të njohur, duke i quajtur ‘gay’. Siç është kjo video e një fanseje të Harry Styles, i cili është përfolur për orientimin e tij seksual.

 

@helenstyles_ #greenscreenvideo#harrystyles#lot#harry ♬ original sound – UKRapVids?

Për t’u kthyer te Loredana dhe Mozzik, reperja publikoi pak ditë më parë një video në profilin e saj në TikTok ku kishte përdorur pikërisht këtë trend viral.

“K*rva ime është gay”– shkruan Loredana krahas video, ndërsa në seksionin e komenteve pjesa më e madhe e ndjekësve të saj e lidhin këtë video me Mozzik. “Mozzik left the chat”– është komenti që mbizotëron.

@loredanaofficialMy bitch is gay ?♬ Doja – Central Cee

Por pas kësaj videoj të publikuar nga Loredana, Mozzik është kundërpërgjigjur “me të njejtën monedhë.”

Së fundmi ai publikoi një video me të njëjtin trend, krahas së cilës shkruan: “Si të jem unë homofob, k*rva ime është gay”, shoqëruar me emoji të qeshurash.

Ashtu si në videon e ish-partneres së tij, edhe në këtë postim fansat e marrin këtë si një thumbim të hapur ndaj Loredanës. Edhe në videon e Mozzik komenti më i shpeshtë është: “Loredana left the chat.”

@realmozzik Qysh me qenë unë homofob , kurva ime është gay ??? @rronkai #mybitchisgay ♬ original sound – char

Teksa të gjithë po shpresonim për një ribashkim të tretë të tyre, Loredana ka treguar problemet që ajo kishte me Mozzik. Reperja ka zbuluar së fundmi se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik.

Gjatë një interviste për mediat e huaja, Loredana u pyet për raportin e saj aktual me Mozzik dhe përgjigjet e dhëna janë tejet të drejtpërdrejta. “Jo aq shumë, të gjithë mendojnë se ai nuk ka kontakt me vajzën tonë, por në fakt ai ka. Kjo kalon nga motra ime sepse ajo kujdeset për vogëlushen time kur nuk jam aty. Por ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më”, u përgjigj Loredana.

Menjëherë pasi u publikua intervista e reperes, Mozzik bëri një postim thumbues në Instastory. Krahas një fotoje të tij duke buzëqeshur, Mozzik shkruante: “Kush shkel mbi thërrimet e bukës, e vret buka gjithmonë”, shoqëruar me një emoji.

Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2018, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre. Megjithëse fillimisht e fshehën shtatzëninë, ata s’mund të fshihnin më gjatë vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin Hana.

Një vit më pas ata i dhanë fund lidhjes së tyre. Një ndarje jo shumë miqësore me deklarata e akuza të forta. Megjithatë çifti u bashkua në 2020 duke sjellë një album të përbashkët. Dhe u ndanë sërish në verën e 2021 duke u shprehur se ‘janë dy kokëfortë që nuk bëjnë dot as me njëri-tjetrin dhe as pa njëri-tjetrin.’

Ndonëse janë përfolur për një ribashkim, Loredana tha para disa ditësh se nuk ka komunikim me Mozzik dhe të dy kanë deklaruar se kanë nisur njohje të reja.

© Panoramaplus.al