10 Prill, 2023

Momente romantike por dhe ‘intriga’, darka e Luizit dhe Kiarës në “BBV”


Luizi dhe Kiara u ulën për të ngrënë darkë me njëri-tjetrin këtë mbëmje, pas një diskutimi të gjatë që patën. Siç e ka treguar që është një partner i dedikuar në një lidhje, pasi mbaroi pjatën e tij Luizi priti që të përfundonte edhe Kiara.

Kjo e fundit po i bënte “naze” ushqimit duke thënë se “nuk i hahet më”. Mirëpo, Luizi i tha asaj se do e mbarojë ushqimin deri në fund sepse është dobësuar dhe duhet të shtojë peshë. Ai u shpreh se nuk do ngrihet nga tavolina derisa Kiara ta mbarojë të gjithë gjellën.

Kiara e hëngri të gjithën, ndërkohë që qeshte me Luizin për mënyrën se si ai e shtynte që të hante shumë.

Por, edhe në këtë moment çifti nuk e la pas lojën. Luizi kishte menduar një rreng për Bledin, për të cilin tha se do t’i hedhë salcë domatesh te kapelja, në mënyrë që kur ta vendosi të bëhet me salcë.

Pas rifutjes së moderatores Kiara Tito në “Big Brother Vip” dhe të gjitha ‘ndryshimeve’ që ajo pati në sjellje, erdhi edhe një diskutim i gjatë mes saj dhe Luiz Ejllit brenda shtëpisë. Diskutimi nisi fillimisht me Luizit, Efit dhe Kiarës, ku këngëtari iu dha disa ‘këshilla’ dy vajzave në lidhje me lojën. Ai përmendi gjithashtu fjalët e Ermionës, gjatë Prime-it të fundit, duke ngritur dyshime për ndikimin e Kiarës dhe Efit në lojën e tij. Kjo gjë e preku Kiarën, e cila u përlot, duke shprehur gjithashtu se “Luizi vuri në dyshim ndjenjat e saj kundrejt tij.”

Luizi këshilloi Kiarën që të ndryshojë lojën e saj, pasi sipas tij ajo nuk e ka lojën me Efin, por ato të dyja e kanë me banorët e tjerë të shtëpisë dhe se duhet ta shfrytëzojnë në maksikum tani, pasi nuk ka më kohë. Ai shtoi se Kiara nuk ka pse ia bën qejfin të tjerëve, duke debatuar me Efin, apo duke qarë nga kjo situatë. Nga ana tjetër, moderatorja i tha Luizit se i duket vetja si barrë, duke qenë se ai shpesh herë përsërit faktin që po i prishet loja.

Luizi u shpreh se po mos të ishte Kiara, ai nuk do kishte arritur deri në këtë pikë të lojës. Ai i tha Kiarës se paraja, suksesi dhe se çdo gjë tjetër, janë dytësore. Sipas tij, rëndësi ka që ata të jenë bashkë. (Lexo Këtu)

© Panoramaplus.al