10 Prill, 2023

Diskutimi mes çiftit: Kriset marrëdhënia Kiara-Luiz? Moderatorja e përlotur: Ç’desha që…


Pas rifutjes së moderatores Kiara Tito në “Big Brother Vip” dhe të gjitha ‘ndryshimeve’ që ajo pati në sjellje, ka ardhur edhe një diskutim i gjatë mes saj dhe Luiz Ejllit brenda shtëpisë.

Diskutimi nisi fillimisht me Luizit, Efit dhe Kiarës, ku këngëtari iu dha disa ‘këshilla’ dy vajzave në lidhje me lojën. Ai përmendi gjithashtu fjalët e Ermionës, gjatë Prime-it të fundit, duke ngritur dyshime për ndikimin e Kiarës dhe Efit në lojën e tij. Kjo gjë e preku Kiarën, e cila u përlot, duke shprehur gjithashtu se “Luizi vuri në dyshim ndjenjat e saj kundrejt tij.”

Luizi këshilloi Kiarën që të ndryshojë lojën e saj, pasi sipas tij ajo nuk e ka lojën me Efin, por ato të dyja e kanë me banorët e tjerë të shtëpisë dhe se duhet ta shfrytëzojnë në maksikum tani, pasi nuk ka më kohë. Ai shtoi se Kiara nuk ka pse ia bën qejfin të tjerëve, duke debatuar me Efin, apo duke qarë nga kjo situatë. Nga ana tjetër, moderatorja i tha Luizit se i duket vetja si barrë, duke qenë se ai shpesh herë përsërit faktin që po i prishet loja.

Luizi u shpreh se po mos të ishte Kiara, ai nuk do kishte arritur deri në këtë pikë të lojës. Ai i tha Kiarës se paraja, suksesi dhe se çdo gjë tjetër, janë dytësore. Sipas tij, rëndësi ka që ata të jenë bashkë.

Pjesë nga biseda me Efin:

Luizi: Jona është një njeri që më do shumë. Vetëm asaj iu hap mikrofoni në Prime që të flasi, sepse më përpara nuk ka ndodhur, kjo më bën të mendoj se ardhja juaj ka ndikuar në lojën time.

Kiara: Meqë dola në atë mënyrë, shumë më herët se sa duhet, thashë të futem prapë, e kësaj here ta shijoj.

Luizi: Nuk po vë në dyshim atë që ke ti me mua. Unë vë në dyshim atë që ka ndodhur jashtë, mes teje dhe Efit apo Jonës.

Kiara: Më Jonën asgjë, të betohem.

Luizi: Për budalla mos më bëni, po i humbni pikë vetes me kët gjëra nga jashtë.

Kiara: (Efit) Nuk them dot asnjë gjë, e shoh që i ka ndikuar.

Biseda vijon mes Luizit dhe Kiarës si më poshtë:

Kiara: Nuk jemi njësoj në karakter, unë kam që mbaj, mbaj, dhe shpërthej. Më pas prapë rikthehem siç isha.

Luizi: Por mos shpërthe me gjëra të gabuara, duke thënë që “ti dyshon tea jo që ndiej unë për ty.” Me ardhjen tënde dhe të Efit, më keni turbulluar lojën.

Kiara: Duke thënë ti këtë dhe duke parë unë disa gjëra, thashë “ç’desha unë që vij këtu.” Nuk e the për lojën. Ti the që dëgjove Jonën dhe se ajo fort…

Luizi: Kam qenë unë ai që të jam lutur ty, jo ti mua.

Kiara: Tekstualisht the që dëgjove Jonën dhe mua kjo më bën…

Luizi: Po dhe fjalët e Jonës ishin që ju më keni ndryshuar lojën.

Kiara: Unë nuk e mora për lojën.

Luizi: A bën ta shijosh tani?

Kiara: Njeri jam, disa gjëra ndikojnë. Ti e di që unë nuk qaj, nëse qaj ti e di që kam mbledhur.

Luizi: A nuk të doli një javë ty që të shfyhesh? I solle të të gjitha me vete këtu që të shfyhesh me mua, ndërkohë që unë nuk di asgjë?

Kiara: Nuk ishte qëllimi im ta hapja atë temë. U mbyll, iku ai muhabet.

Luizi: Këtej thua që t’i shkoj deri në fund, këtej më ngarkoni nga ana e lojës.

Kiara: Ne tani, nuk e risollëm atë temë.

Luizi: Më vini në një pozitë që nuk di se çfarë të bëj në raport me banorët apo studion. Unë nuk mund të rria pa ngacmuar, pa folur. Harxhoni kohë që të merreni ma banorët e tjerë, jo me njëra-tjetrën, do keni kohë, sepse një vend është për në finale. Pse iau bën qejfin të tjerëve?

Kiara: Nuk e mbajta dot! Ti e di që unë nuk qaj shpesh.

Luizi: A mendon që më bëhet qejfi që o qan? Unë nuk e di as pse, sepse ti thua që të flasim jashtë. Mbaji gjërat deri jashtë. Mos qaj për gjëra si “unë vë në dyshim atë që ti ke për mua.” E ke gabim. Si mund të qash ti për këto?

Kiara: Unë të kam këtu se qorre nuk jam, nuk e kam tek ajo. Ishte ngarkesë emocionale, nuk vë në dyshim atë që ndien ti. Më duket vetja si barrë që të hyj këtu dhe të të ndikoj për keq. Vetëm atë gjë nuk e dua.

Luizi: Mos të kishe qenë ti këtu, nuk do të isha në këtë ditë, nuk do vija deri këtu. Besoj që mirë do përfundoj për të dy ky rrugëtim. Jashtë dihet! Jashtë nuk ke opinionista, nuk ke publik që të gjykon, në shtëpi je vetëm me mua. Familja është e para, të tjerat vijnë pastaj, suksesi, fama, leku. Jemi në një format të tillë që do kemi sulme. Thjesht mundohu që atë lëmsh që ti ke jashtë të mos ma sjellës mua.

© Panoramaplus.al