9 Gusht, 2022

Moderatorja e njohur reagon e prekur pas vetëvrasjes së aktorit shqiptar me bashkëshorten në New York: Derdha lot për humbjen e 3 jetëve


Vdekja e Florind Belliut dhe bashkëshortes së tij ka sjellë reagime të shumta në rrjet. Miqtë dhe bashkëpunëtorët e aktorit shqiptar kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e mikut, duke shkruar në rrjetet sociale ngushëllimet e tyre.

Së fundmi edhe moderatorja Ester Bylyku ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë. Në një postim në Instastory moderatorja cilëson aktorin e ndjerë si mik, dhe shton se ka derdhur lot pas lajmit se ai dhe bashkëshortja e tij shtatzënë kanë ndërruar jetë.

“Njiheshim pak, ama mjaftoi që të derdhja lot pas lajmit të humbjes së 3 jetëve, tëndes dhe bashkëshortes shtatzënë! U prehsh në paqe mik, do mbashesh mend gjithmonë pë të qeshurat që dhuroje”- shkruan Ester Bylyku.

Disa ditë më parë një prej miqve të tij më të afërt ka shprehur edhe arsyen që e kanë çuar 35-vjeçarin drejt depresionit. Në statusin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ka qenë humbja e babait dhe e gjyshërve ajo që e ka futur Florindin në një gjendje depresive.

“Portalet dhe njerëzit shkruajnë për ty fjalë që ti nuk i meriton. Sepse ti vuaje nga humbja e babait dhe e gjyshes që për ty ishin të shtrenjtë”, ka shkruar një mik i afërt i tij, duke treguar edhe gjendjen e vështirë që aktori shqiptar po përballej kohët e fundit. Kujtojmë se Balliu hodhi gruan nga ballkoni dhe më pas u vetë hodh në ditën e ditëlindjes së tij. Çifti la pas dy fëmijë të mitur.

LEXO EDHE: 

© Panoramaplus.al