7 Gusht, 2022

Miqtë zbulojnë shkaqet e depresionit të aktorit shqiptar që u vetëvra bashkë me gruan në New York: Ti po vuaje…


Vdekja e Florind Belliut dhe bashkëshortes së tij ka sjellë reagiem të shumta në rrjet. Miqtë dhe bashkëpunëtorët e aktorit shqiptar kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e mikut, duke shkruar në rrjetet sociale ngushëllimet e tyre.

Një prej miqve të tij më të afërt madje ka shprehur edhe arsyen që e kanë çuar 35-vjeçarin drejt depresionit. Në statusin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ka qenë humbja e babait dhe e gjyshërve ajo që e ka futur Florindin në një gjendje depresive.

“Portalet dhe njerëzit shkruajnë për ty fjalë që ti nuk i meriton. Sepse ti vuaje nga humbja e babait dhe e gjyshes që për ty ishin të shtrenjtë”, ka shkruar një mik i afërt i tij, duke treguar edhe gjendjen e vështirë që aktori shqiptar po përballej kohët e fundit. Kujtojmë se Balliu hodhi gruan nga ballkoni dhe më pas u vetë hodh në ditën e ditëlindjes së tij. Çifti la pas dy fëmijë të mitur.

 

 

© Panoramaplus.al