11 Prill, 2023

Krizë mes çiftit? Biseda ‘e sinqertë’ mes Kiarës dhe Luizit: Po më ndikon për keq…


Luiz Ejlli dhe Kiara Tito duket se së fundmi kanë bërë një bisedë të sinqertë me njëri-tjetrin.

Të dy së bashku në ambientet e brendshme të shtëpisë kanë folur mbi reagimet e shumta që ka patur rifutja e Kiarës dhe ndryshimi i sjelljes së saj. Kiara ka kërkuar besim të plotë nga Luizi, ndërkohë që Luizi është shprehur se janë duke i ngatërruar lojën. Kjo gjë u keqkuptua nga Kiara, e cila i tha këngëtarit se “mendoi se fjalët e tij nuk ishin për lojën”, por për marrëdhënien e tyre.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Ti duhet të kesh besim tek unë dhe duhet ta kesh të plotë

Luizi: Kush tha që s’kam?

Kiara: Ke të drejtën e plotë të mos e kesh me gjithë gjërat që po dëgjon dhe shikon

Luizi: Mos kush tha që s’kam?

Kiara: Po qëparë timë the po më ndikoni për keq.

Luizi: Për lojën pra. Ore lojën jeni duke ma ngatërru.

Pas rifutjes së moderatores Kiara Tito në “Big Brother Vip” dhe të gjitha ‘ndryshimeve’ që ajo pati në sjellje, ditën e djeshme erdhi edhe një diskutim i gjatë mes saj dhe Luiz Ejllit brenda shtëpisë. Diskutimi nisi fillimisht me Luizit, Efit dhe Kiarës, ku këngëtari iu dha disa ‘këshilla’ dy vajzave në lidhje me lojën. Ai përmendi gjithashtu fjalët e Ermionës, gjatë Prime-it të fundit, duke ngritur dyshime për ndikimin e Kiarës dhe Efit në lojën e tij. Kjo gjë e preku Kiarën, e cila u përlot, duke shprehur gjithashtu se “Luizi vuri në dyshim ndjenjat e saj kundrejt tij.” (KLIKO)

Luizi këshilloi Kiarën që të ndryshojë lojën e saj, pasi sipas tij ajo nuk e ka lojën me Efin, por ato të dyja e kanë me banorët e tjerë të shtëpisë dhe se duhet ta shfrytëzojnë në maksikum tani, pasi nuk ka më kohë. Ai shtoi se Kiara nuk ka pse ia bën qejfin të tjerëve, duke debatuar me Efin, apo duke qarë nga kjo situatë. Nga ana tjetër, moderatorja i tha Luizit se i duket vetja si barrë, duke qenë se ai shpesh herë përsërit faktin që po i prishet loja.

Luizi u shpreh se po mos të ishte Kiara, ai nuk do kishte arritur deri në këtë pikë të lojës. Ai i tha Kiarës se paraja, suksesi dhe se çdo gjë tjetër, janë dytësore. Sipas tij, rëndësi ka që ata të jenë bashkë.

 

 

© Panoramaplus.al